Ka nisur fushata për legalizimin e armëve. Mbi 200 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve, ndërsa kjo fushatë kërkon që armët që nuk mund të legalizohen, të dorëzohen. Fushata ka filluar me 17 dhjetor, dhe zgjat gjashtë muaj.
“Me Letra” është thirrja që ka nisur fushata për legalizimin e armëve në gjithë territorin e Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që Kosova lanson një fushat të tillë dorëzimin e armëve, ilegale. Koordinatori Nacional i Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta dhe të Eksplozivëve, Izmi Zeka, përpjekjen për kontrollin e armëve nga Ministria e Punëve të Brendshme e vlerësoi si të duhur.
“Përkundër progresit, keqpërdorimi i armëve dhe trafikimi i tyre i paligjshëm mbesin një shqetësim për sigurinë publike në republikën e Kosovës dhe rajonin tonë, pasi armët ushqejnë krimin e organizuar dhe terrorizmin global”, tha Izmi Zeka, përcjell Telegrafi.
Alessandra Roccasalvo nga UNDP, organizatë kjo e cila mbështet këtë fushatë, u shpreh se posedimi i armëve të vogla në tërë botën dhe regjion po e vë në rrezik sigurinë publike, zhvillimin ekonomik dhe po merr jetë.
“Në tërë boten posedimi ilegal i armëve po vret njerëz, vënia nën kontroll e armëve është shumë e rëndësishme, jam e sigurt se Kosovë është një vend i vogël dhe shpejt mund të ketë rezultate, UNDP, mbetet e përkushtuar që të rrisë sigurinë e vendit, kurrë nuk është vonë për një nisme të tillë, por ne mund të jemi model për vendet e tjera”, deklaroi Alessandra Roccasalvo nga UNDP.
Riza Shillova nga Departamenti për Hetime në Policinë e Kosovës tha se posedimi i armëve ka shkaktuar numër të madh të veprave penale, ndërsa procesi për dorëzimin dhe legalizimin e tyre ndikon në uljen e vrasjeve.
Por ndryshe e sheh situatën Avni Islami, ekspert i sigurisë, ku thotë se ka qenë e nevojshme një fushatë më e madhe nga institucionet e sigurisë pasi që ende qytetaret kanë frikë t’i dorëzojnë armët.
“Institucionet përkatëse të sigurisë por edhe organizatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare kanë ndërmarrë një varg masash që të njoftohen qytetarët se tashmë kemi ushtrinë e Kosovës, që është përgjegjëse për sovranitetin dhe integritetin e vendit por edhe për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, deklaroi për RTV Dukagjinin eksperti i sigurisë, Avni Islami.
Sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare mbi 200 mijë armë janë në duart e qytetarëve të Kosovës, sipas raportit të policisë gjatë vitit 2018, 31 vrasje janë kryer me armë ilegale.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...