22 persona janë helmuar në një restorant në Gjilan. Të helmuarit prej ushqimit janë shtirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku po marrin shërbime mjekësore.
G.Rr, një prej personave që është helmuar dhe po hospitalizohet në spital, ka thënë se rasti ka ndodhur para pesë ditësh në një restorant në Gjilan, si pasojë e ngrënies së ushqimit të prishur.
“Kanë kaluar që pesë ditë, unë jam ende këtu në spital për shkak të helmimit nga ushqimi i restorantit. Simptomat që kam pas kanë qenë ethe, temperaturë, jashqitje, ngerq të stomakut, vjedhje e marramendje. Janë edhe të tjerët duke marrë trajtim këtu dhe të gjithë kanë simptomat e njëjta. Dy ditë rresht kush ka ngrënë ushqim në restorant janë helmu prej mishit ose sosit”, ka thënë ai, duke apeluar për kujdes ndaj ushqimit se ku konsumojnë.
Rastin e helmimit e ka konfirmuar edhe Spitali Rajonal i Gjilanit.
Shefi i Departamentit të Emergjencës, Ukshin Ismajli ka thënë se rasti i 22 të paraqiturve në spital nga analizat ka rezultuar me infeksion, përkatësisht helmim, raporton indeksonline
“Të hënën janë paraqitur në spital dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kemi të bëjmë me një helmim, ushqim mëngjesi. Mikrobiologu është marrë me rastin dhe analizat prej pacientëve ka rezultuar se kemi të bëjmë më një infeksion, përkatësisht helmim. Tretman mjekësor, gjegjësisht hospitalizim kanë marrë 22 persona. Shumica prej tyre janë lëshuar deri tani”, ka thënë Ismajli.
Ndërsa, një prej të helmuarve ka hapur rast edhe në Policinë në Rajonin e Gjilanit.
Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Ismet Hashani në një përgjigje ka thënë se një person ka deklaruar në polici për helmim.
“Ankuesi M.K.Sh, ka deklaruar në Policinë e Kosovës në Gjilan, se me 24.08.2019, kishte ngrënë ushqim në lokalin ‘Grill House”, kurse me 25.08.2019, ka filluar të ketë probleme shëndetësore, kurse me 26 është shtrirë në Spitalin Rajonal Gjilan, reparti i infektives”, ka thënë në një përgjigje, Hashani.
Ky rast në polici është klasifikuar si “Prodhim dhe vënie në qarkull i artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Kujtojmë që para disa muajsh rreth 100 persona janë helmuar edhe në Drenas, shkaku i ushqimit nga një gjellëtore në qytet.
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Prizreni raporton në polici për mospërkujdesje mj...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim