Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona të Mitur 2018”.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat e mitur të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2018.
Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit të kryerësit të veprës penale, sipas mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2018 ishte 1,179 persona.
Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 389 persona, ose 33 % e numrit të përgjithshëm.
Nga gjithsej 1,179 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 713 persona ose 60.5 % e të akuzuarve.
Po ashtu numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 250 persona ose 35.1% e numrit të përgjithshëm.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...