Takimi i 164-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, kishte në fokus të shqyrtimit dhe diskutimit një sërë çështjesh të rëndësishme për sistemin prokurorial.
Pas prezantimit të raportit të Komisionit të caktuar nga KPK-ja për përzgjedhjen e përfaqësuesit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në KPK, është bërë betimi i anëtares së re të KPK-së, prokurores Merita Bina – Rugova, e zgjedhur nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Në vijim të takimit u miratua Plani strategjik i sistemit prokurorial 2019-2021, i cili është prezantuar nga drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi. Ky plan përqendrohet në përmirësimin e efikasitetit, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit prokurorial përmes ndërmarrjes së masave specifike që janë të detajizuara në objektiva specifike dhe planin e veprimit.
Gjithashtu është miratuar edhe Raporti vjetor për vitin 2018 i Komisionit mbikëqyrës për zbatimin e Planit strategjik dhe Planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, të cilin e ka prezantuar prokurorja në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.
Edhe Rregullorja për administrimin dhe ndarjen e lëndëve në Prokurorin e Shtetit është miratuar me disa rekomandime të anëtarëve të Këshillit, të cilën e ka prezantuar kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, prokurori Zejnullah Gashi, rregullore kjo, e cila përcakton mënyrë ligjore të ndarjes së lëndëve, pas fillimit të zbatimit të plotë të sistemit elektronik të lëndëve – SMIL.
Po ashtu, në vijimësi të këtij takimi janë trajtuar kërkesa të ndryshme lidhur me vlerësimin e përformansës së prokurorëve.
Në fund të takimit, kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka njoftuar anëtarët e Këshillit për nënshkrimin e dy memorandumeve të mirëkuptimit – atë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Policinë e Kosovës për funksionalizimin e bazës së të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje dhe Memorandumin e Mirëkuptimit me Akademinë e Drejtësisë për mbështetjen e avancimit profesional dhe lehtësimin e zhvillimit të programeve të trajnimit për sistemin prokurorial./arbresh.info
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...