Google ADS

Mbahet sot seanca e thirrur nga opozita

07:46 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë është caktuar të mbahet sot në ora 10:00.

Kjo seancë e cila u tentua të mbahej mbrëmë nuk filloi për shkak të mungesës së deputetëve, ku në sallë ishin vetëm 58 deputetë.

Opozita mori vendim që seanca të vazhdojë sot në ora 10:00.

Për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sipas rregullores kërkohet që prezent në seancë të jenë 61 deputetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme