Mbahet mini maratona humanitare “Vrapo Babadimër” (Foto)

13:36 | 16 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në Prishtinë është mbajtur mini-maratona humanitare “Vrapo babadimër”.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë qindra fëmijë e të cilat paraprakisht kanë blerë kostumin e babadimrit.

Pas kësaj ceremonie, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se ministria që ai udhëheq ka përkrahur këtë mini-maratonë për të ndihmuar të gjithë fëmijët të presin siq duhet natën e ndërrimit të moteve, shkruan Arbresh.info.

Ndryshe kjo mini-maratonë ka disa vite që organizohet në kryeqytet ndërsa ka për qëllim të ndihmoj familjet në nevojë në Kosovë me rastin e festave të fund vitit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme