“Let’s Do It” ka organizuar Forumin “EverGREEN Kosovo”, në të cilin janë adresuar dhe identifikuar sfidat mjedisore që shkaktojnë ngecje dhe pasoja socio-ekonomike në zhvillimin e një shteti.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se angazhimi i përgjithshëm ka bërë që Kosova të vlerësohet edhe ndërkombëtarisht në fushën e mjedisit dhe të jetë e barabartë me të gjitha vendet e tjera.
“Angazhimi ynë ka bërë që Kosova të vlerësohet ndërkombëtarisht. Si rezultat Kosova është e barabartë me të gjitha vendet. Ndarja e milionave besoj se do të sjellë shumë rezultate. Ju bëjë thirrje të vazhdojnë angazhimin e tyre sepse s’mund të mendojmë për një mirëqenie pa mjedis të pastër”.
Drejtori ekzekutiv i “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj tha se ky forum do të jetë pikënisje e disa aktiviteteve që do të vijnë dhe shtoi se nuk do të ndalen derisa sa të pastrohet e gjithë Kosova, raporton EO.
PDK nesër e hap fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mund...
Protestat bllokojnë Serbinë
Hetimet në Shqipëri e Kosovë, SPAK: Rama s’është përfshirë n...
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...