Google ADS

Mbahet akademi përkujtimore “Dy dekada ankth e pritje”

08:26 | 5 Shtator 2019
V. S.

Në vazhdën e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, shoqata e intelektualëve “Jakova”, organizon akademi përkujtimore “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve”.

Në këtë akademi do të flasin Nesrete Kumnova dhe Luljeta Sharani. Gjithashtu, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Mjaft lot…o zot”, i autorit Jahja Shehu.

Akademia mbahet në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, në Gjakovë, duke filluar nga ora 20:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme