Avni Mazreku ligjërues në Kolegjin ISPE, në një konferencë për media ka prezantuar fakte të shkeljeve ligjore nga ministri aktual i MASHT-it dhe bordi i AKA-së.
Mazreku ka thënë se ISPE do ta bëjë publik letrën që do ti dërgoj ENQA-së dhe EQAR-it.
“Letrat që do të komunikojmë me këto organizata do të jenë të hapura dhe transparente për publikun”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se edhe kallëzimi penal që do të bëhet ndaj ministrit të MASHT-it dhe AKA-se do të jetë publik.
“Kemi kërkuar nga kryeprokurori Lumezi ta formojë një taskforcë me prokuror për hetimin e agjencisë së akreditimit”, ka shtuar ai.
Mazreku ka thënë se në letrën drejtuar dy institucioneve do të jenë shkeljet e ministrit për ligjin që rregullon arsimin e lartë.
“Në ligj thuhet se asnjëri nga anëtarët e bordit të agjencisë së akreditimit nuk duhet të jetë i punësuar në institucione arsimore. Ndërsa tre anëtarë të bordit të kësaj agjencie janë të punësuar. Në këtë letër janë bashkangjitur të gjitha faktet e këtyre personave, sidomos njëri anëtar i bordit që ka promovuar AAB”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se në letër përmendet edhe çështja e ushtruesit të detyrës së agjencisë së akreditimit.
“Kjo agjenci udhëhiqet me u.d që nga viti 2014, ndërsa ligji thotë se institucioni ka të drejt të udhëhiqet me u.d tre muaj. Pse ka ndodhur kjo, tek një institucion i rëndësishëm, e di MASHT-i”, ka thëne ai duke shtuar se këto e përjashtojnë Kosovën përfundimisht nga këto dy institucione.
“Kjo krijon imazh të keq të Kosovës por ne është dashur ta bëjmë këtë. Po ashtu është edhe emri i kryeministrit sepse ai është dashur të thërras mbledhje për këtë”, ka thënë Mazreku./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...