Google ADS

Matoshi: Veteranët e rrejshëm të largohen vetë dhe të mos kthejnë paratë

00:18 | 29 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka propozuar që Kosova të ndjek hapat e Kroacisë lidhur me veteranët e rrejshëm të UÇK-së.

Në emisionin “Interaktiv” Matoshi ka thënë se prokuroria e Kroacisë kishte dalë me vendimin që veteranët e rrejshëm të luftës të tërhiqeshin vetë nga listat dhe të mos kthenin paratë e marra nga pensionet. Ai ka sqaruar se prokuroria kroate nuk kishte publikuar emrat e veteranëve të rrejshëm dhe këtë rast Matoshi ka kërkuar që ta ndjek edhe Kosova.

“Pastrimi i listave është interes jetik edhe për luftëtarët e vërtetë. Më e mira do të ishte sikur ata të tërhiqeshin vetë. Me këtë rast është marrë shumë mirë Kroacia që prokuroria u tha tërhiquni vet, mbani paratë dhe nuk do ua publikojmë emrat. Këtë shembull do të duhej ta ndiqte edhe Kosova”, ka thënë Matoshi./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme