Matoshi sqaron takimin e Haradinajt me biznesmenin indian

18:17 | 22 Mars 2019
A. B.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka reaguar lidhur me lajmet se njëri nga biznesmenët me të cilët është takuar kryeministri është i kërkuar nga Interpoli.

Matoshi në një status në Facebook, ka thënë se e gjithë kjo është një fushatë denigruese ndaj kryeministrit Haradinaj, duke e parë, sic tha ai, “ngritjen e reputacionit dhe besimit popullor për të”.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Matoshit:

Vëllëzërit Sandesara gëzojnë imazh të mirë publik në Shqipëri – ata janë shtetas shqiptarë!

Lajmi plot bujë, në disa portale të Prishtinës, për kinse ndalimin me qëllim ekstradimi të dy qytetarëve indianë dhe me shtetësi shqiptare, (shih: Dekreti i shtetit shqiptar) Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara nga Interpol- në Aeroportin e Rinasit, është i paverifikuar dhe ashiqare përkon me fushatën denigruese ndaj Kryeministrit të vendit, duke parë ngritjen e reputacionit dhe besimit popullor për të.

Nuk ka ndonjë burim kredibil që dëshmon se vëllëzërit Sandedars të jenë të kërkuar sipas një urdhëri nga një gjykate në Neë Delhi.

Ngarendja pas klikimeve është vërtet “Maja e Icebergut” të joprofesionalizmit dhe po i shtytë disa portale të publikojnë lajme që shpesh del të jenë “Fake Neës” por ekzistojnë ashiqare edhe agjenda të ndryshme edhe të rivalëve politikë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, që mësyjnë dëmtimin e rejtingut shumë të lartë në opinionin publik për të.

Secili qytetar e biznesmen nga jashtë që vjen zyrtarisht në takim me Kryeministrin, verifikohet dhe filtrohet nga mekanizmat e sigurisë, prandaj ky rregull ka vlejtur edhe për këtë rast.

Duke qenë se vëllau i Chetankumar-it është bartës i një urdhri nderi nga Republika e Shqipërisë, Zyra e Kryeministrit nuk e ka pasur asnjë arsye madhore të refuzojë pritjen e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme