Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe nënkryetarin Fauz Xhemjali sot kanë përuruar fillimin e punimeve të projektit ” Pastrimi i shtratit të lumit Sllovi”, në vlerë prej 200 mijë euro.
Me këtë rast, ministri Matoshi tha se qytetarët e Sllovis meritojnë një mbështetje nga qeveria dhe komuna për kushte më të mira mjedisore e për të jetuar.
“Sot këtu po fillojmë segmentin mbi 500 metra të gjatë që përfshin pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit. Të gjitha projektet në Lipjan që i fillojmë sot
kapin vlerën rreth 1 milion euro. Po ashtu kemi edhe projektin tjetër të lumit Sitnica, që ka vlerën 1 milion euro. Pra janë gjithsej dy milionë euro që MMPH-ja i ka të kontaktuara këtë vit në Lipjan”, tha ministri Matoshi.
Ndërsa kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje të komunës duke vlerësuar se këto projekte janë të domosdoshme për përmirësimin e mjedisit dhe mirëqenies se banorëve të kësaj ane.
” Projekti në Sllovi është investim i qëlluar dhe do të ketë ndikim pozitiv. Ky projekt ka filluar më herët, por në mungesë të mjeteve nuk ka arritur të përfundohet”, tha kryetari Ahmeti.
I pranishëm në ketë ceremoni ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli i cili tha se ” Sot sigurisht i përgëzoj të gjithë sepse kanë bërë një punë të mirë me mbështetje të këtyre projekteve. Ne si deputet do t’i përcjellim deri në përfundim këto projekte që kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit “, tha Pacolli. /arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...