Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka thënë se sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregull ka miratuar propozimi e tij, Strategjinë për Ndryshime Klimatike.
Sipas tij kjo strategji është një hap fillestar në procesin e menaxhimit të politikave për zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
“Kjo strategji përcakton politikat shtetërore për ndryshime klimatike për dhjetë vitet e ardhshme dhe përfshinë edhe Planin e Veprimit”, ka shkruar Matoshi në facebook.
Në këtë strategji janë të përcaktuara pesë objektiva.
Postimi i plotë:
Me propozimin tim, sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë për Ndryshime Klimatike e cila është hap fillestar në procesin e menaxhimit të politikave për zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike.
Kjo strategji përcakton politikat shtetërore për ndryshime klimatike për dhjetë vitet e ardhshme dhe përfshinë edhe Planin e Veprimit.
Kjo Strategji ka përcaktuar pesë objektiva strategjike:
1. Zhvillimi i kapaciteteve të Kosovës për përmbushjen e obligimeve në kuadër të Konventës UNFCCC dhe BE-së;
2. Zvogëlimi i emetimeve të GS;
3. Zhvillimi i mekanizmave të ri dhe përmirësimi i atyre aktualë në zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë, në sektorët me rëndësi ekonomike që janë të cenueshëm ndaj ndryshimeve klimatike;
4. Ngritja e kapaciteteve për përshtatje të sistemeve natyrore;
5. Ngritja e kapaciteteve të partnerëve, akterëve dhe hisedarëve qendrorë dhe lokalë për integrimin e çështjeve të ndryshimeve klimatik dhe përshtatjes në proceset e zhvillimit;/arbresh.info
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024