Matoshi: Në Kosovë po mbrohet Amerika, vlerat euro-atlantike dhe Perëndimi

23:24 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në Kosovë po mbrohet Amerika, vlerat euro-atlantike dhe Perëndimi, sikur gjatë inkursioneve otomane.

Sipas tij, Haradinaj përmes krijimit të një baraspeshe të re në rajon, po e parandalon luftën e re dhe rikthimin e rajonit në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Në kasaphanë.

Postimi i plotë:

Në Kosovë po mbrohen vlerat euro-atlantike!

( E drejtë, ngase këto vlera na shpëtuan ne më 1999 dhe jemi sot ndër popujt e gjallë dhe sovran!?)

Ushtria e Kosovës dhe tarifat – dy vendime sovrane – të cilat i arriti për 15 muaj në qeverisje, Ramush Haradinaj e rikthyen Kosovën në top-agjendat botërore, madje duke lëkund themelesh Kremlinin.

Putin në Beograd, Hahn në Prishtinë e Tiranë.

Në Kosovë po mbrohet Amerika, vlerat euro-atlantike dhe Perëndimi, sikur gjatë inkursioneve otomane!?

17 janari ishte koincidencë!

Haradinaj përmes krijimit të një baraspeshe të re në rajon, po e parandalon luftën e re dhe rikthimin e rajonit në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Në kasaphanë.

Paqja arrihet me balancimin e forcës dhe frikës – porse Haradinaj balancimin e dinjitetit – siç thotë Francis Fukuyama!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme