Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Matoshi, ka thënë se problemi me ndotjen e ajrit nuk mund të zgjidhet për një ditë dhe se bëhet fjalë për një problem zgjidhja e të cilit do kohë.
Për televizionin publik ai ka thënë se edhe makinat, termocentralet dhe thëngjilli janë shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë.
Ai ka folur për Vendimin administrativ të hyrë në fuqi para një jave.
“Vendimi administrativ i gjobave ishte i domosdoshëm. Nuk e di saktë sa është numri i gjobave, por e di që mekanizmat që e zbatojnë janë inspektorët e Ministrisë, Komunat dhe Policia. Në secilën komunë ku gjobiten qytetarët, ato mjete iu dedikohen komunave për ambientin. Gjobat sillen nga 20 deri në 100 euro”, ka thënë Matoshi.
“Jemi në përgatitje të një projekti në vlerë 5 milionë euro për matjen e cilësisë së ajrit në tërë territorin”, ka thënë ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...