Matoshi: Ideja për ndryshimin e territoreve duhet të del nga qytetarët

13:11 | 2 Shkurt 2019
A. B.

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se ideja për ndryshimin e territoreve duhet të del nga qytetarët.

Sipas tij zgjidhja përfundimtare është ajo që është e pranueshme për qytetarët e Kosovës.

“Ne kemi ekip negociator të votuar. Kosova i ka kufijtë e saj që prej 17 shkurtit 2008. Ekipi po punon me platformën. Nesër jemi para një sfide të re bisedë intensive mes liderësh sa i përket edhe taksës. Ajo që unë mendoj është se zgjidhja përfundimtare është ajo që është e pranueshme për qytetarët e Kosovës.
Duhet të paraqiten zyrtarisht propozimet e Serbisë dhe pastaj i takon politikës që të diskutojë dhe marrëveshja finale duhet të aprovohet me referendum nga qytetarët e Kosovës. Kjo mendoj se është mënyra më e drejtë dhe më e mirë, përndryshe unë do të doja të jetoja në një shtet që të ishte edhe Presheva, edhe Medvegja dhe Bujanovci”.

 

Të ngjashme