Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, e ka bojkotuar pjesëmarrjen në konferëncë kur e kuptoi se Kosova po përfaqësohej nën shoqërimin e zyrtarëve të UNMIK-ut.
Behet fjalë për konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor “Veprimi Rajonal i Klimës në Ballkanin Perëndimor” që po mbahet në Tiranë, organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Mjedisit të Republikës Çeke.
Nga kabineti i ministrit bëjnë të ditur se këtë veprim Matoshi e kishte ndëmarrë gjatë pritjes së fillimit të ceremonisë zyrtare, pasi e kuptoi se shteti ynë po përfaqësohej në mënyrë të pabarabartë dhe në shenjë protestë për mënyrën e përfaqësimin e bojkotoi këtë konferencë.
Në prononcimin e tij para mediave, ai ka deklaruar që kjo mënyrë e përfaqësimit është e pa pranueshme për Republikën e Kosovës dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë.
“Për këtë arsye tashmë konferenca më tepër do të zhvillohet në nivel teknik, kurse ne do të shfrytëzojmë këtë konferencë si mundësi që të takojmë donatorë për të diskutuar me ta dhe për të kërkuar mbështetjen e tyre për projektet tona në vazhdimësi”.
“ U kam thënë edhe zyrtareve të Kombeve të Bashkuara që askush nuk duhet të ëndërrojë që do të këtë një mjedis të pastër, një luftë efikase ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor, nëse ende ka ëndrra të tilla që një vend mund të përjashtohet nga projektet ose nga vendimmarrja dhe tryezat e përbashkëta”, ka deklaruar ministri Matoshi.
Bëhet e ditur se pas bojkotimit nga ministri Matoshi, këtë konferencë ka bojkotuar edhe ministri i mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, si nikoqir i këtij takimi.
Qëllimi i konferencës ministrore ishte të lehtësohej qasja në financimin e klimës, duke përfshirë angazhimin dhe qasjen në Fondet e Klimës. Rezultati i konferencës pritej të jetë miratimi i një deklarate që miraton “Udhërrëfyesin e Përbashkët për Rajonin e Ballkanit Perëndimor- Përshpejtimin e Qasjes në Financat Klimatike”, që do të zbatohet më vonë përmes konceptimit dhe zhvillimit të projekteve dhe programeve të përbashkëta rajonale./klankosova/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...