Ministri në dorëheqje i Mjedisit, Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re, ka thënë se kjo parti ka marrë oferta për koalicion nga të gjitha partitë e mëdha në skenën politike në Kosovë.
Në Interaktiv të KTV-së, Matoshi ka thënë se për pak ditë kjo parti do të vendosë për ofertat.
“Kemi pas oferta nga të gjitha subjektet e mëdha politike, në forma të ndryshme nga të gjitha. Nga disa direkt, nga disa në forma indirekte”, ka thënë ai.
Sipas tij, partia do të shqyrtojë ndër të parat ofertën që ka marrë nga koalicioni AAK-PSD.
Ka thënë se AKR-ja e vlerëson bashkëpunimin me AAK-në e kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj dhe PSD-në e Shpend Ahmetit.
Matoshi ka bërë të ditur se pas dorëheqjes së Haradinajt, AKR-ja ka pas dakordim që të bashkëpunojë në zgjedhje me PSD-në. Ka thënë se kjo parti e ka njoftuar edhe për ofertën e AAK-së dhe për çdo bisedë që ka pasur para se të nënshkruajë koalicionin me këtë parti.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...