“Mashtruesit” tentuan të bisedojnë edhe me presidentit Hashim Thaçi

10:13 | 11 Korrik 2019
M. A.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se mashtruesit kanë tentuar  të depërtojnë edhe në zyrën e tij përmes lidhjeve telefonike, por, sipas tij kabineti i tij ka qenë i kujdesshëm dhe ka ndaluar këtë mashtrim.

Presidenti Thaçi tregon se ky rast ka ndodhur para 7 ose 8 muajve, por falë punës “profesionale të kabinetit” është pamundësuar biseda.

“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, por është fakt se prej institucioneve të Kosovë këtu ku punoj në presidencë ka pasur kujdes maksimal pasi nuk mund të falsë me dike paraprakisht pa qenë i informuar, pa njohur temat të cilat mund ti flas dhe pa u lidhur të dyja kabinetet me kë do të flasë. Ka qenë para 7-8 muaj kjo përpjekje për të biseduar, por kabineti ka bërë punë profesionale dh e kanë pamundësuar bisedën e këtyre dy mashtruesve me ne. Ndërsa presidentin Poroshenko kam takuar në disa takime dhe ishte me vullnet të mirë. Do të thotë kemi biseduar live, por jo në telefon”, tha Thaçi.

Ai për media deklaroi se Zaev ka rënë preh e një mashtrimi të mediave ruse dhe i ka kërkuar falje Kosovës dhe presidentit përmes një bisede telefonike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme