Një “marrëveshje” mes Doganës së Kosovës dhe një kompanie private e lidhur para 18 vjetësh, për ruajtjen e derivateve të naftës së konfiskuar që futej jashtëligjshëm atëkohë në Kosovë, sipas hetuesisë, ka qenë duke përfunduar me dëm në vlerë prej rreth 14 milionë eurosh për këtë institucion.
“Marrëveshja” e atëhershme ishte që rreth 230 mijë litra naftë të ruheshin në kompaninë “Tricom”. Sipas dyshimeve të hetuesisë sasia e këtyre derivateve kurrë nuk i është kthyer Doganës, shkruan sot Koha Ditore.
Por tani kompania “Tricom” e ka kalkuluar “qiranë” për rreth 200 mijë litra për 18 vjet. Nga informatat që hetuesia ia ka ofruar gazetës kjo kompani i ka kalkuluar qira mujore në shumë prej 0.27 eurosh për çdo litër të ruajtur për 18 vjet tek kjo kompani. Vlera e borxhit të “qirasë” për këta vjet ka arritur 14 milionë euro. “Tricom”, e cila ka gati 11 vjet që sipas dokumenteve është mbyllur, ka kalkuluar borxhin edhe për dekadën që nuk ka funksionuar.
Organet e drejtësisë pretendojnë se vetëm pasi pronari i kompanisë e ka kuptuar se mund të hetohet, e ka lidhur para dy javësh një kontratë me kompaninë “Realistic Comerc”, gjoja se që nga fundi i vitit 2008 kjo sasi e derivateve po ruhej në këtë kompani.
Por verifikimi i kësaj kompanie ka dëshmuar se ajo nuk e kishte në posedim asnjë litër derivate siç pretendonin. Dy rezervuarë të mëdhenj të mbushur me ujë e që kompania e paraqiste si naftë janë prova të incizuara që i posedon hetuesia në lidhje me këtë rast.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...