MAShT harxhon 30 mijë euro për një trajnim në Budva, në Kosovë do t’i kushtonte 7 herë më lirë

11:18 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Gjendja e nivelit arsimor në Kosovë vazhdon të jetë brengosëse. Neglizhenca e institucioneve të arsimit në menaxhimin e buxhetit, përgatitja jo e duhur profesionale, nepotizmi e mungesa e disiplinës janë disa nga arsyet që po e pengojnë ngritjen e cilësisë së arsimit në vend, shkruan portali arbresh.info.

Në Kosovë ka mësues që janë pranuar në mënyrë të rregullt në punë por, ende nuk janë futur në listën e pagave për shkak të mungesës së buxhetit. Kjo e shqetëson Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshin, i cili akuzon Ministrinë e Arsimit se nuk kanë bërë ndarjen e duhur të buxhetit.

Në një intervistë për portalin arbresh.info ai tregon se si me mjete të ministrisë është organizuar një trajnim në Budva ku janë shpenzuar rreth 30 mijë euro. Sipas tij, ai trajnim ka mundur të mbahet në Kosovë dhe të kushtoj shtatë herë më lirë se sa ka kushtuar në Budva.

Nuk ka përgjegjësi të mjaftueshme, ka nepotizëm, nuk është ngritur disiplina e duhur, buxheti nuk menaxhohet mirë. Kemi mësues që janë pranuar në mënyrë të rregullt të cilat nuk mund t’i fusin në listat e pagave nga ana tjetër nuk mungojnë mjetet për të organizuar trajnimet jashtë vendit si para disa javëve që Ministria e Arsimit organizoj trajnim në Budva ku janë shpenzuar rreth 30 mijë euro e i njëjti trajnim ka mundur me ndodh në Kosovë me 7, 8 herë më pak shpenzime siç ka ndodhur atje. Udhëtimet e ministrit dhe të tjerëve nuk pengohen asnjëherë për shkak të buxhetit e për mjetet që janë të nevojshme për shkollat nuk ka buxhet“, ka thënë mes tjerash Kurteshi.

Në një intervistë për portalin arbresh, Kurteshi ka folur edhe për projektligjin për Arsimin e Lartë duke treguar se përse është zvarritur deri tash miratimi i tij.
Po ashtu Kurteshi ka treguar edhe për nivelin akademik të profesorëve në universitetet tona si dhe vlerësimet negative që merr Kosova për cilësinë e arsimit nga organizatat e ndryshme. Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme