Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar edhe më tutje zhvillimet e fundit pas vendimit për masë tarifore të qeverisë së Kosovës ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ai nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’ sot më herët kishte potencuar se politika e jashtme e Bosnjës është zgjatje e Beogradit dhe qartë politika e tyre antievropiane ndaj Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tani nëpërmjet një postimi tjetër në ‘Twitter’ ka komentuar edhe veprimet politike të Serbisë duke i quajtur si kampanja të ndyta dhe korruptive.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Serbia është duke luajtur një kampanjë të ndytë dhe korruptive ndaj shtetësisë së Kosovës. Qeveria po merr vendime të duhura për të mbrojtur interesin nacional. Asgjë nuk mund ta ndalë shtetin e pavarur të Kosovës. Masat ekonomike të votuara dje, do të mbeten në fuqi”./arbresh.info/
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll