Me moton “Bashkë për zhvillim”, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, do të nënshkruajnë disa marrëveshje për të lehtësuar barrierat ekzistuese ndërmjet dy vendeve.
Hapjen e kësaj mbledhjeje e bëjnë dy kryeministrat shqiptarë, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, shkruan arbresh.info.
Pikë e dytë e rendit të ditës është informimi i kabineteve lidhur me të arriturat për vendosjen e Pikës Doganore të Republikës së Kosovës në Portin e Durrësit.
Po ashtu, aty do të vendosen edhe objektivat e përbashkëta për themelimin e Dhomës Ekonomike Bilaterale Kosovë-Shqipëri.
Në Pejë, do të lidhet edhe Marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimeve Roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet ministrive përgjegjëse për fushën për fushën e komunikimeve elektronike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Të hënën, do të nënshkruhet Protokolli për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë në mes të Ministrisë së Financave të Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, raporton arbresh.info.
Marrëveshje bashkëpunimi do të ketë edhe në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja, dhe marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare.
Memorandum Mirëkuptimi do të nënshkruhet edhe ndërmjet Agjencisë për Pronësinë ndustriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të pronësisë industriale të Shqipërisë.
Dy qeveritë do të nënshkruajnë edhe Protokollin për ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës për njohjen bilaterale dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare dhe fitosanitare që do të shoqërojnë ngarkesat e kafshëve të gjalla, produkteve me origjinë shtazore dhe produktet bimore gjatë importit, eksportit dhe tranzitit midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Marrëveshje për bashkëpunim do të ketë edhe në fushën e rinisë.
Dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunimin, nxitjen e biznesit dhe informimin e diasporës.
Kosova dhe Shqipëria, nesër do të dakordohen edhe për njohjen e patent shoferëve.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë po ashtu do të nënshkruajnë Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë./arbresh.info/
Agjenda e mbledhjes së përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën