Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) konsideron që, si pikënisje, partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale mbi një numër parimesh të cilat duhet doemos të reflektojnë pritjet minimale të Kosovës nga ky proces, dhe vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negocim.
Përparim Kryeziu, nga GLSP vlerëson se i gjithë spektri politik i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhet të dakordohet mbi një platformë për dialogun dhe fazën finale.
“Si pikënisje partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale mbi një numër parimesh, ”deklaroi Kryeziu, raporton arbresh.info.
Sipas hulumtuesit, Lekë Batalli, Serbia është një shembull tipik i një shteti që nuk respekton detyrimet që ndërmerr në procese ndërkombëtare siç ka treguar zbatimi i marrëveshjes me Kosovën në pesë vitet e fundit.
“Çfarëdo marrëveshje me Serbinë duhet të përmbaj garancion të mjaftueshëm dhe mekanizma të qarta që e bëjnë atë të zbatueshme në të gjitha pikat e saj dhe me qëllimin e saj të realizueshme . Në të kundërtën Kosova rrezikon të bëhet pjesë e një precedenti që e dëmton atë dhe procesin e konsoludimit të shtetësisë së saj. Prandaj platforma duhet të përfshijë detyrimin që Kosova të mos pranoj asnjë marrëveshje që nuk përfshin instrumente të mjaftueshme të garancisë për zbatimin e saj.BE-ja duhet të ratifikojë këtë marrëveshje sipas procedurave të brendshme. Marrëveshja duhet të jetë traktat sipas të drejtës ndërkombëtare të paraparë me Konventën e Vjenës për të Drejtën e Trakteve,” vlerëson Batalli.
Aty u tha se asnjë nga marrëveshjet e deritanishme nuk ka pasur një status të tillë, dhe kjo ka quar në cënim të mëtejmë të Kosovës në terrenin ndërkombëtar.
GLSP ka prezantuar një dokument që është rezultat i një analize të thelluar të pritjeve të bashkësisë ndërkombëtare mbi këtë fazë të dialogut, të llojit të kërcënimeve të shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit të saj të brendshëm, kurse propozimet e dhëna janë në pajtim të plotë me praktikat e shteteve tjera dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare që qeverisin marrëdhëniet në mes shteteve. /arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...