Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se është i lumtur me lëvizjet e fundit të cilat dëshmojnë që Prishtina dhe Beogradi janë të gatshme të negociojnë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Ai në Konferencën për Sfidat e Sigurisë së Ballkanit, të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme, ka thënë se ka pritshmëri të mëdha që Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë e kënaqshme për të dyja palët, transmeton lajmi.net.
“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë”, ka thënë Scott.
Madje Scott tha se problem i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, është njëra ndër tri çështjet kryesore e cila mund ta cënojë sigurinë në Ballkan, bashkë me problemin e Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe problemin e Bosnjës.
E në fund Scott tha se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, varet edhe nga vullneti i palëve për të marrë vendime të vështira në të mirë të arritjes së marrëveshjes./lajmi.net/
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...