Google ADS

Maradona i rikthehet futbollit

08:13 | 6 Shtator 2019
arbresh.info

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, i është rikthyer futbollit.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986, ka marrë detyrën e drejtorit teknik te Gimnasia La Plata.

Maradona që muajin tjetër mbush 58 vjet, ka kaluar kohëra jo të mira me shëndet së fundi, por ka ditur të befasojë duke qenë aktiv në disa klube, shkruan lajmi.net.

Ai ka qenë trajner i Fujairah SC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa ka drejtuar edhe meksikanët e Dorados de Sinaloa.

Të enjten në mbrëmje, ai ka konfirmuar rikthimin e tij në Argjentinë, si drejtor teknik te Gimnasia La Plata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme