Google ADS

Mangësitë e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

11:30 | 29 Janar 2019
V. S.

Lëvizja “Fol” ka organizuar  tryezë diskutimi, me ç‘rast u publikua  raporti me gjetjet e monitorimit të procesit të shpronësimit të parcelave përgjatë trasesë së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari vuri në pah edhe një herë problemet në qasjen e dokumenteve publike.

“Situata është më e rëndë se sa jemi tu e pa. Ministria e Financave duhet të jetë llogaridhënës për shpenzimin e buxhetit të qytetarëve. Ligji për shpronësimin ka mangësi. E drejta e pronës është e drejt që nuk mund të shfuqizohet. Ligji për qasje në dokumente publike ka gabime. Avokati i popullit ka fuqi rekomanduese. Problemet lidhur me qasjen në dokumente zyrtare është problematik tash e sa kohë jo vetën në Ministrinë  Financave, por në të gjitha institucionet. Është shkelje dhe abuzim dhe të gjitha këto vijojnë për shkak të mangësive në aspektin gjyqësor për të pasur qasje në dokumente publike. Qasja në shfrytëzimin e buxhetit publik është e drejt dhe duhet të dihet se si po shpenzohen këto mjete”.

E Elbasan Racaj, nga “FOL”, ka treguar mangësitë që i kanë gjetur nga monitorimi nga nënshkrimi i kontratës e deri të  shpronësimet e pronave të cilat janë në këtë lokacion.

“Ndërtimi i kësaj autostrade ka fillua në vitin 2013, dhe janë 8 kompani, kjo ka kushtuar rreth 88 milionë euro. Procesi i autostradës ka qen i mbyllur për publikun. Gjatë prokurorimitë ne kemi hasur në këto gjetje. Qytetarët nuk kanë pasur informata për shpronësimet e kësaj autostrade. Vonesat e fillimit të punimeve në këtë autostrada ndërlidhen për shkak të vonesave me shpronësime të pronave. Mungesa e mos përfundimit më kohë të proceseve nga Ministria e Infrastrukturës, mos shpronësimi i pronave para fillimit të punës në teren, mos vlerësimi i pronës dhe shumë të tjera si dhe fillimi me vonesë i ndërtimit shfaq shpërfilljen dhe nuk ofron të dhëna publikut për shpenzimin  e financave”.

Kujtojmë se kjo autostradë parashihet të jetë e gjatë 47.1 kilometra dhe me katër korsi, duke lidhur kështu korridorin 6,7 dhe 10. Pjesa më e madhe e kësaj autostrade parashihet të shkojë nëpër toka shoqërore të pabanuara dhe nga përllogaritjet e para ishte bërë e ditur se ka një kosto afro 260 milionë euro./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/981844685342259/?notif_id=1548675039628108&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme