Pesë persona janë arrestuar të premten në Malishevë pasi dyshohen për kanosje dhe armëmbajte pa leje.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në shtëpitë e të dyshuarve janë konfiskuar armë e fishekë, shkruan arbresh.info.
“Me 05.07.2019 janë arrestuar 5 të dyshuar meshkujK/Shqiptar gjatë kontrollimit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar : dy pushkë gjuetie, një predhë, tre karikatorë dhe 379 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm”, njofton Policia.
Gjithashtu PK ka bërë të ditur se pas intervismit të dyshuarit janë liruar.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
PDK mban konferencë për media
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...