Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i kësaj komune z. Ragip Begaj, me ç’rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë.
Ky bashkëpunim ka për qëllim është asistimin e ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik dhe sportit.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti, tha se për realizimin e këtij programi rol kyç kanë udhëheqësit komunal, prandaj e falënderoj
Kryetarin Begaj për mbështetjen e pakursyer të tij.
“Programit Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Realizimi i këtij programi
do të ndikojë në rritjen e cilësisë së fushën e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit, prandaj e vlerësoj shumë gatishmërinë e kryetarin
Begaj për bashkëpunimin”, tha Koordinatori Hoti.
Ndërsa, Kryetari i Malishevës z.Ragip Begaj, tha se një program i tillë i është dashur që prej kohës nxënësve të Kosovës dhe tha se e mbështet në të gjitha aspektet implementimin e tij.
“Programi Nacional për Rininë është një projekt që do të mirëpritet edhe nxënësit,sepse një i tillë i është dashur që moti vendit tonë. Duke e parë se sa i rëndësishëm është ky program, unë si kryetar i Malishevës ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme për realizimin e tij”, tha ndër të tjera Kryetari Bedaj.
Koordinatori Hoti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri i cili tha se me këtë program do të avansohen vlerësimet e jashtme.
“Program Nacional ka një shtrirje gjerë, që përfshinë prindërit, shkollat përkatësisht mësimdhënësit e drejtoritë e Arsimit. Ministria e Arsimit përmes këtij programi synon që të ndikojë në avancimin e cilësisë nga vlerësimet e jashtme që bëhet pët klasat e pesta, Testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës. Gjithsesi do
të ndikojë edhe në avancimet e rezultateve të Testit PISA”, tha Guri.
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...