Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka komentuar çështjen e fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi, ndërsa ka theksuar se një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve, do të nënkuptonte njohje të realitetit për Kosovën nga ana e Serbisë.
Maliqi e ka cilësuar kërkesën e liderëve të Luginës si çështje legjitime:
”Kjo që kanë bërë liderët e Luginës është legjitime”.
”Nuk jam plotësisht i sigurt nëse një paqe do të mund të arrihet nga kjo marrëveshje”.
”Së pari kemi dy nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që e përkrahin marrëveshjen por s’kemi deklarime të hapura, janë SHBA dhe Franca”, tha ai në Info Magazinë të Klan Kosovës.
”Po, ne nuk e dijmë çka përmban ajo marrëveshje”.
”Këtu po flitet për shkëmbim territoresh por nuk ka asgjë konkrete. Derisa nuk dihet cila pjesë e Luginës mund të hyjë në kombinim. Serbia do duhej të jetë më demokratike”.
”Lartësimi i figurës së Millosheviqit është një logjikë e tyre është skizofrene që njëkohësisht të mbash raportet shumë të mira me Rusinë e njëkohësisht edhe me BE-në”.
”Ideja është kjo, kur hyjmë në BE ne duhet t’i dijmë saktë se cilët janë kufijtë”.
”Marrëveshja finale e nënkupton se Serbia pajtohet me realitetin e Kosovës se e njeh pavarësinë e saj. Ajo që vjen pas është me lehtësuese edhe për shqiptarët edhe për serbët”./klan kosova/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...