Maliqi: Ekipi negociator shpëton Thaçin dhe Qeverinë Haradinaj

23:49 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se përgjegjësinë kryesore për arritjen e një gjuhe të përbashkët për fazën finale të dialogut me Serbinë e kanë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se këto dy subjekte politike do të duhej ta gjenin mënyrën e pajtimit rreth një platforme minimale të interesit kombëtar për periudhën e fazës finale të dialogut me Serbinë.

Maliqi ka folur edhe për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria, duke e vlerësuar hap shumë të vonshëm të ekzekutivit.

Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se ky ekip negociator e shpëton presidentin Hashim Thaçi, dhe e eviton rrëzimin e Qeverisë, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

 

Të ngjashme