I akuzuari për mashtrim me listat e veteranëve, nga prokurori i dorëheqeur i Speciales, Nuredin Lushtaku, ka thënë se Elez Blakajn kanë mundur ta kenë kërcënuar nënshkruesit e Brigadës “Hasan Prishtina” e themeluar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Bazuar në zhvillimet e fundit nënshkruesit e “Brigadës Hasan Prishtina” në kuadër të ZO Drenicës mund të jenë edhe kërcënuesit e Prokurorit Blakaj dhe manipuluesit e opinionit publik”, ka shkruar Nuredin Lushtaku.
Lushtaku i ka mohuar deklarimet se nëpër media se ndaj tij është ngritur aktakuzë. Madje, Lushtaku po thotë se ndaj tij nuk janë zhvilluar hetime për listat e veteranëve as nga Prokurori Blakaj e as nga ndonjë prokuror tjetër sa ka ai informacion.
Ai thotë se vetëm është ftuar për intervistë nga Prokurori Blakaj.
“Unë jam ftuar një herë nga prokurori Blakaj në cilësinë e deshmitarit apo të dyshimtit vlersojeni vetë, une deshminë time e kam dhënë pa avokat. Biseda me prokurorin Blakaj ka qenë informuese dhe sqaruese për të, ishte shumë miqësore për çka ai me falënderoj për sqarimet qe ia kam dhënë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Lushtaku e ka pranuar se në Zonën Operative të Drenicës, nuk ka ekzistuar ndonjë brigadë me emër “Hasan Prishtina”, dhe thotë se kushdo që e ka nënshkruar ka bërë një gabim të madh. Për këtë brigadë, ai thotë të ketë dëgjuar tek në vitet 2014-2016.
“Unë nuk kam pranuar të nënshkruaj listën e të ashtuquajturës “Brigada Hasan Prishtina”, sepse nuk kanë qenë në vijë komanduese të UÇĶ-së në ZO të Drenicës. Me gjasë dikush e ka nënshkruar këtë listë, të paktën kështu e kam kuptuar nga ajo çfarë kam biseduar me prokurorin Blakaj, pra se ajo listë është nënshkruar në kuadër të ZO të Drenicës. Kush do qe ka nënshkruar atë “Brigadë” në kuadër të ZO të Drenicës ka bërë gabim, sepse edhe vet protagonistet e asaj Brigade deklarohen se kanë pasë tjetër vijë komanduese”.
Ish-luftëtari i UÇK-së ka bërë thirrje që të publikohen dokumentet dhe të shihet qartë se kush e ka nënshkruar listën e veteranëve të “Brigadës Hasan Prishtina”. Shton se nënshkruesit e Brigadës Hasan Prishtina” në kuadër të ZO Drenicës mund të jenë edhe kërcënuesit e Prokurorit Blakaj.
Deklaron se ai vetë mund të jap llogari vetëm për listën e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
Tutje, ai ka ftuar prokurorin dhe institucionet e drejtësisë që të vazhdojnë procesin e hetimeve dhe të zbardhin të vertetën për listat e veteranëve.
“Ftoj prokurorin dhe institucionet e drejtësisë që procesin e filluar të hetimeve ta vazhdoj dhe të zbardhin të vertetën për listat e veteranëve, sepse ata që dje manipuluan listat sot janë vënë në aksion që të manipulojn opinionin publik. Drejtesia duhet të veproj dhe nuk guxon të tërhiqet as nga kërcnimet e as nga manipulimet e manipulantëve, pasi që vetëm shpata e drejtësisë i vë gjerat në rrugën e drejtë”, thuhet në statusin e Lushtakut.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...