Gjithë polemikat për ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari, iu ka dhënë fund bashkëluftatëtari i tij, njëherit ish-komandant I Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Lushtaku në Frontal të T7 ka thënë se disa herë e kanë festuar bashkë ditëlindjen e komandantit më 28 nëntor, shkruan Express.
Dyshimet se Adem Jashari kishte lindur më 10 tetor të vitit 1955, e jo më 28 nëntor, i ka hedhur poshtë bashkëluftëtari i tij, Sami Lushtaku.
Lushtaku në Frontal të T7 ka thënë se disa herë e kanë festuar bashkë ditëlindjen e komandantit më 28 nëntor me të shtëna e raki. Shtoi se ky është një debat i kotë.
Ndryshe, dyshimet për datën e lindjes i kishte nisur Nexhmedin Spahiu, të cilat ishin demantuar të nesërmen nga Bekim Jashari./Gazeta Express
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën