Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se rreth 10 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka thënë se mbi 90% e kuvendeve të kësaj partie janë zhvilluar me votim të fshehtë, me liri të plotë votimi.
Sipas tij, dega e PDK-së në Skenderaj ka mbajtur 54 kuvende nëpër fshatrat e kësaj komune./ Arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Qytetarë të dashur të Skenderajt,
Ashtu siç jeni të njoftuar, Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim të procesit të zgjedhjeve të brendshme. Gjatë këtij procesi, ne si degë e Skenderajt, kemi mbajtur 54 kuvende nëpër fshatrat e komunës sonë, secila nga të cilët është nëndegë në vete.
Këto zgjedhje të brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj, janë përcjellur me frymë shumë demokratike, më transparencë të plotë, ku mbi 90% e kuvendeve janë zhvilluar me votim të fshehtë, me liri të plotë votimi.
Falenderoj nga zemra rreth 10 mijë qytetarë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë marrur pjesë në këtë proces zgjedhor fer, demokratik e transparent.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin që na keni dhënë jo vetëm gjatë këtyre ditëve, por që për 20 vite më radhë keni mbështetur PDK-në.
Ju, me votën tuaj, keni zgjedhur strukturat e reja drejtuese në nivel të nëndegëve, kryetarët, kryesitë dhe delegatët të cilëve ju keni besuar më së shumti. Këto struktura janë urë lidhëse e juaja më strukturat e reja, që do të dalin në Kuvendin e degës, i cili do të mbahet së shpejti.
Ju jam mirënjohës përjetë,
Sami Lushtaku.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...