Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, duke e quajtur si një tjetër hap prapa për Republikën.
Ai ka thënë se Kosova s’ka se si të përfundojë ndryshe me diplomaci të korridoreve.
“Një tjetër ditë një tjetër dështim; një tjetër hap prapa për Republikën. Sërish asnjë përgjegjësi. Me diplomaci të korridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe. Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët të saj që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij të Facebook-ut./arbresh.info/
Kosova nuk merr votat e nevojshme për anëtarësim në INTERPOL
Vuçiq flet me Putin: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusis...
Maratona, Veliaj: Sa më shumë të zhvillohet Tirana, aq më sh...
Bajrami – Muratit: Të vetmit që po keqintrepretoni e po mani...
Maratona e Tiranës, shpallen fituesit në distancën 21 km
Barcelona ka gjetur tanimë zëvendësuesin e Lewandowskit, por...
Apeli vërteton dënimin me të cilin dy të akuzuarit në rastin...