Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi e njoftoi Ambasadoren Willems me të arriturat dhe rezultatet e Prokurorit të Shtetit në luftimin dhe ndëshkimin e të gjitha veprave penale, në veçanti, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprimtarive të tjera kriminale, të cilat cenojnë rendin dhe ligjin në Republikën e Kosovës.
Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për reformat e kryera në legjislacionin penal dhe për ecurinë e zbatimit të tyre, që po ndikojnë në ngritjen e efikasitetit në luftimin e veprave të kundërligjshme. “Reformat e bëra në legjislacionin penal janë të rëndësishme, mirëpo më e rëndësishme është zbatimi i tyre. Kjo varet shumë nga etika dhe integriteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve”,ka thënë mes tjerash Kryeprokurori i Shtetit.
Tutje, Kryeprokurori Lumezi, ka njoftuar Ambasadoren Willems edhe për angazhimin në forcimin e mekanizmave përgjegjës, që kontribuojnë në avancimin e rolit, misionit dhe vlerave të integritetit, profesionalizmit, llogaridhënies, pavarësisë dhe transparencës së sistemit prokurorial.
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadorja e Holandës janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Ndërkaq, Ambasadorja holandeze, Gerrie Willems, ka përgëzuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, për punën dhe rezultatet e arritura, duke konfirmuar mbështetjen e saj për sistemin prokurorial në konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë. “Ne shohim zhvillime pozitive në përmirësimin e sundimit të ligjit. Dua t’ju përgëzoj për punën që po bëni dhe e di që kjo kërkon guxim nga ana e juaj”, ka thënë ndër të tjera, Ambasadorja Willems.
Në fund, Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar Ambasadoren Willems për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit holandez dhënë forcimit të sistemit prokurorial, me theks të veçantë, në ofrimin e ndihmës për hartimin e Kodit të ri të Etikës për prokurorët dhe gjyqtarët si dhe Komentarin përcjellës të këtij kodi.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...