Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për tridhjetenëntë (39) Ekspertët e Licencuar të Forenzikës Financiare, me ç’rast ka vlerësuar se të gjithë ekspertët e rinj, të cilët janë edhe zyrtarë të institucioneve ligjzbatuese do të kontribuojnë në mënyrë efikase në luftën kundër krimeve ekonomike dhe financiare, si dhe do të ndikojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Kryeprokurori i Shtetit ka potencuar se zyrtarët e çertifikuar si Ekspert të Forenzikës Financiare do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale ku kërkohen ekspertizat financiare.
“Lufta kundër krimeve financiare është element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e shtetit tonë në Bashkimin Evropian dhe është një kusht thelbësor për të plotësuar kriteret dhe standardet evropiane. Kjo rrugë kërkon që të hetohen edhe ndëshkohen të gjithë ata zyrtarë që shkelin ligjin pavarësisht rolit dhe fuqisë së tyre në shoqëri. Prandaj, çertifikimi i këtyre zyrtarëve do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në hetimin dhe ndjekjen me të suksesshme të veprave ku kërkohen ekspertizat financiare dhe shkathtësitë profesionale, për shkak të vet kompleksitetit të paraqitjes së këtyre formave të krimit”, ka deklaruar Kryeprokurori i Shtetit.
Kryeprokurori Lumezi ka thënë se iniciativa për të mbajtur trajnime dhe për t’i çertifikuar zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese duhet kuptuar si kërkesë e kohës për t’i hetuar të gjitha keqpërdorimet financiare, me ç’rast ka falënderuar UNDP-në, Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencinë Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), bartësit e projektit SAEK II dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), për ngritjen e kapaciteteve të Prokurorëve të Shtetit në fushën e Forenzikës Financiare, përkatësisht në zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në hetimet financiare si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimeve tjera ekonomike.
Sipas Kryeprokurorit të Shtetit, luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomik dhe financiare nuk duhet parë dhe kuptuar thjeshtë si përgjegjësi të një institucioni, ku dhe ka kërkuar bashkëpunim ndërmjet të gjithë zyrtarëve të çertifikuar në rritjen e efikasitetit në luftimin e këtyre dukurive.
“Suksesi kundër këtyre dukurive varet nga bashkëpunimi i ndërsjellët në radhë të parë midis institucioneve që ju përfaqësoni. Andaj, është e domosdoshme që të forcohet koordinimi dhe bashkëpunimi ndër-institucional për të pasur sukses me të madh. Bashkëpunimi dhe hetimet e përbashkët financiare do të ndikojnë edhe në identifikimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme si dhe në konfiskimin e kësaj pasurie”, ka thënë në fund Kryeprokurori i Shtetit.
Në mesin e zyrtarëve të çertifikuar si Ekspertët të Licencuar të Forenzikës Financiare, janë edhe prokurorët Naim Abazi, Fikrije Krasniqi – Fejzullahu dhe Habibe Salihu nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Po ashtu, në këtë ceremoni janë certifikuar edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Njësiti i Inteligjencës Financiare.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...