Luginasit i kërkojnë Kryeministrit të mbajë premtimin

12:20 | 23 Maj 2019
arbresh.info

Banorët e Luginës së Preshevës të zhvendosur në Kosovë, kërkojnë nga kryeministri, Ramush Haradinaj, të mbajë premtimin që bëri gjatë zgjedhjeve.

Kryetari i Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, në një letër drejtuar kryeministrit Haradinaj, thotë se që nga ajo kohë nuk ka asnjë angazhim të institucioneve për zgjidhjen e problemit me identitetin e luginasëve që jetojnë në Kosovë, shruan arbresh.info.

Më poshtë e keni letrën e plotë:

LETËR KRYEMINISTRIT ZOTËRI HARADINAJT

Letër proteste

Kryeministër, pse mashtruat Luginasit?

Në shtator të vitit 2017 kryeministri z. Haradinaj pasi mori detyrën e Kryeministrit, në Gjilan gjatë Fushatës Zgjedhore, premtoi publikisht se vendimi i parë i qeverisjes së tij do të ishte zgjidhja e problemit me identitetin e luginasëve që jetojnë në Kosovë, -me shumicë në Gjilan.

Përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” po atë kohë u ftuan nga ish ministri i Punëve të Brendshme -z. Flamur Sefaj në hartimin e një strategjie dhe një propozimi, se si do të zgjidhej kjo çështje e rëndë, e shkaktuar me pasojat e përndjekjes politike të banorëve shqiptarë të Luginës nga ana e qeveritarëve serbë, e në hakmarrje për pasojat e luftës për ta

Në Grupet Punuese morën pjesë një numër i madh i ekspertëve e veprimtarëve dhe me atë rast u hartua një koncept –propozim, me të cilin synohej zgjidhja e këtij problemi.

Që nga ajo kohë janë bërë afro dy vite dhe nuk kemi as edhe lëvizjen më të vogël nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nga ana e Kryeministrit, -juve z. Haradinaj.

Nga ju z. Kryeministër kërkojmë sqarim se çfarë ndodhi me atë koncept –propozim, me atë premtim tuajin e me propozimin tonë?

Pse deri tani nuk kemi as një lëvizje në këtë drejtim?

Me mijëra luginasë jetojnë në Kosovë pa shtetësi, mijëra nga ta nuk mund të shkollohen, të punojnë e të gëzojnë benifitet qytetare, -e të gjithë këta janë taksapaguesë të shtetit të Kosovës nga i cili shtet ju qeverisni.

  1. Kryemisnitër Haredinaj, duam zgjidhje, duam që ti të mbash fjalën e dhënë.

Ju morët votën e luginasëve, ju nuk bëtë asgjë gjerë tani në këtë.

Ne duam zgjidhje.

Mbi njëzetmijë qytetarë të Luginës, njerëz tanë, jetojnë në Gjilan me rrethinë, shumica pa punësim e pa të ardhura, me gjendje të rëndë sociale, e pa dokumente të rregulluar të banorëve vendorë. Pa dokumente legale nuk mund të realizohet as edhe një e drejtë, përderisa taksat mblidhen direkt ose indirekt përmes padronëve të shtëpive e banesave me qera, kur është për të marrë për vete.

Kontributet e banorëve të Luginës dihen dhe nuk është edhe lehtë të përmenden, sepse ai që bën të mirën nuk don ta përmendë, por po iu përkujtoj ndihmat dhe përkrahjet që ka dhënë Lugina për Kosovën këndej, para lufte, gjatë Luftës, po edhe pas lufte!

Banorët e Luginës kanë zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë atëherë të Kosovës lidhur me Pushtetin Paralel në vend, Paratë e ndihmat për popullin e Kosovës kanë ardhë këtu në Kosovë edhe nga Lugina me të madhe, duke pasur ndjenjën e fuqishme të vëllezërve e të një populli, siç jemi.

Nuk është mirë edhe tani në liri të Kosovës, pas dy dekadave, edhe një kinez të realizojë këtu të drejtat qytetare brenda ditës, kurse banori i Luginës nuk mund të nxjerr as edhe një letërnjoftim!

Ne duam zgjidhje z. Kryeministër dhe kryerjen e premtimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme