Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherësh kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur optimizëm se Kuvendi i Kosovës në ditët e ardhshme do të marrë një vendim për t’i ndihmuar shqiptarët e kësaj pjese.
Ai ka thënë se ky vendim duhet të jetë i realizueshëm dhe të ketë efekt të drejtpërdrejt në tri komunat shqiptare në Serbi: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Kamberi ka deklaruar për “Epoka e re” se shteti i Kosovës duhet të vendosë një linjë buxhetore për ta ndihmuar Luginën e Preshevës.
Ai ka theksuar se drejtuesit politikë të Luginës nuk dëshirojnë as të besojnë se kjo temë po bëhet për një luftë të brendshme politike në Kosovë.
Sipas Kamberit, çështja e Luginës duhet të trajtohet në dialogun me Serbinë, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të drejtat e shqiptarëve.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...