Google ADS

Lotët e 85-vjeçarit që pa veten në listën e “veteranëve të rremë”

09:29 | 19 Shtator 2018
Arbresh.info

Pak ditë para se Hashim Thaçi të bëhej president i Kosovës, në Plluzhinë të Drenicës do të takohej më bashkëluftëtarin e tij, Hasan Bajraktari.

Por, të dielën e kaluar, bashkëluftëtari i presidentit do ta gjente emrin e tij në mesin e mbi 20 mijë veteranëve të rremë, lista këto të hartuara nga Prokuroria Speciale. Për kontributin e dhënë në luftë, Barjaktari ishte dekoruar nga Thaçi me medalje presidenciale.

Tash 85-vjeçar, Hasan Bajraktari nuk i mban lotët teksa rrëfen për Kohavisonin momentin kur e pa emrin e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij në listat e veteranëve të rremë.

Ndërkohë, dhjetëra veteranë i kanë deponuar ankesat e tyre në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në tentimin e tyre për të dëshmuar kontributin e tyre gjatë luftës.

Halil Ademaj, për të dëshmuar se ishte veteran, me vete kishte marrë edhe komandantin e togut, Kadri Haliti.

Të indinjuar me faktin që i kanë gjetur emrat në listat e mashtruesve, veteranët kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi për diskreditimin që u është bërë si dhe për shkeljen e privatësisë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do t’i mbledhë të gjitha ankesat e veteranëve, të cilat do t’i paraqesë si dëshmi gjatë procesit të gjykimit, në mënyrë që emrat e veteranëve të vërtetë të largohen nga këto lista.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme