Qeveria e Kosovës ka miratuar draft-statutin për ndërmarrjen Trepça. Ky statut është hartuar bashkë me bordin e Trepçës dhe Qeverinë e Kosovës.
Muhamet Mustafa, ekspert i ekonomisë, në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se lojërat politike dhe vonesa e krijimit të bordit e kanë sjellë Trepçën në këtë gjendje.
“Fatkeqësisht ka ngecje të mëdha në konsolidimin e Trepçës. Në tetor 2016 kemi sjell një ligj që i ka krijuar kushtet që Trepça të shndërrohet në një korporatë moderne botërore. Lojërat politike, vonesat në formimin e bordit dhe tani në statutin, do të thotë 2 vite e gjysmë bëhen tani që nga koha kur është sjellë ligji, dhe ende nuk është aprovuar statuti, gati dy vite kanë shkuar deri sa është zgjedhur bordi. Këto gjëra është dashur të kryhen brenda 6 muajve. Tani kemi konflikte ku minatorët kërkojnë që disa aspekte sociale të përfshihen në statut, dhe unë mendoj që nuk kanë të drejt, sepse statuti nuk duhet të merret më çështje sociale, ato duhet të zgjidhen me ligjin për pensione, ligjin për mbrojtje në punë dhe ligje tjera. Tek statuti ata duhet të luajnë rolin e aksionarit sepse ata janë pronarë, 20 për qind i kanë aksione. Duhet të jenë prezent në bord, duhet t’i mbrojnë interesat e punëtorëve në aspektin zhvillimor të Trepçës, dhe në aspektin e mbrojtjes në punë të minatorëve, në aspektin e pagave . Këto gjëra ata duhet t’i realizojnë bashkë në bord”, ka thënë ai.
Mustafa i ka quajtur jo të drejtat edhe grevat e minatorëve duke thënë se duhet të shkojnë më larg.
“Greva nuk e di kundër kujt bëjnë, ata duhet bërë greva që ta detyrojnë bordin të funksionoj sepse janë pronarë. Ata duhet ta ndërrojnë mentalitetin sepse ata nuk janë më vetëm punëtorë, janë pronarë, duhet të shkojnë më tepër. Ka një ngecje dhe përgjegjësi të institucioneve të Qeverisë, të cilat kanë filluar edhe në Qeverinë e kaluar, jo vetëm me këtë Qeveri, me vonesat rreth bordit. Pastaj në statut minatorët kanë të drejt kur kërkojnë që duhet të hyjnë edhe metalurgjitë, edhe industria kimike, sepse me fut në statutin e Trepçës vetëm minierat dhe flotacionin, Trepça nuk mund të ekzistoj. Trepça nuk mund të shndërrohet në korporatë moderne vetëm me nxjerrjen e xehes së papërpunuar dhe shitjen e saj. Vetëm me një 13 për qind në një përbërje të metaleve. Por mënyra se si do të zhvillohen ato mbetet të përcaktohet me studim fizibiliteti. A don të bëhen ato krejt të reja, e cila duhet të ndodh sepse këto tani janë të vjetruara teknologjikisht, dhe do të duheshin shumë para për t’i rindërtuar ato sesa të ndërtoheshin të reja. Ka avancuar shumë teknologjia dhe mund të ndërtohen shkritore që janë mobile dhe iu përshtaten kapaciteteve të flotacioneve”, ka thënë ai.
Sipas tij nëse Trepça kërkon t’i përfshijë të gjitha pasuritë e saj, atëherë siç tha ai duhet t’i marr edhe borxhet që i ka.
“Ne në Kosovë jemi bërë mjeshtër të krijimit të problemeve pa kurrfarë nevoje. Çështjet janë shumë të qarta dhe nevojitet vetëm një përqendrim dhe një konstruktivitet në zbatimin e tyre si nga partitë politike që janë në Qeveri, po ashtu edhe i minatorëve. Nuk e di pse gjithë ajo telashe me statut kur ligji i ka rregulluar të gjitha gjërat. Statuti vetëm duhet të bazohet në ligj dhe t’i përpunoj, dhe kanë të drejt që duhet të evidencohet pasuria e Trepçës, por duhet të kemi kujdes cila pasuri. Për arsye se një pjesë e pasurisë është e lidhur me AKP-në e lidhur me borxhet që i ka Trepça, dhe në qoftë se i merr të gjitha asetet atëherë i merr edhe borxhet, dhe ky është një rrezik që duhet të trajtohet edhe nga bordi edhe nga minatorët”, ka shtuar Mustafa.
Komisioni për Zhvillim Ekonomik e ka miratuar me shumicë të votave draft-statutin e Trepçës. Ky draft-statut është dërguar në Kuvend për votim. Por edhe pse ky draft-statut u miratua në Komision, disa prej deputetëve patën vërejtje për përmbajtjen e këtij dokumenti./V.Berisha/arbresh.info
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...