Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi i Qeverisë për taksën ndaj mallrave serbe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik, respektivisht në rritjen e kërkesës për produkte vendore.
Lluka ka thënë po ashtu se ka edhe produkte serbe të cilat pa marrë parasysh taksën, kanë gjetur metoda tjera për hyrje në Kosovë.
“Gjithashtu produktet e Serbisë që janë në Kosovë nuk kanë pësuar ndonjë rritje, ndoshta nga vetëdijesimi i njerëzve. Është konfirmuar edhe nga kompanitë në Serbi që kanë gjetur ndonjë rrugë tjetër për të ardhur, shembull i sheqerit që kanë gjetur rrugë tjetër për ambalazhimin”, ka thënë ai teksa ka shtuar se “duke marrë krahasimin e drejtpërdrejtë, Pllazmën me Sempre, atëherë Sempre realisht nuk e ka rritur çmimin, ka qëndruar i njëjti në treg” , ka treguar ai në Rubikon të KTV-së.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...