Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka në një postim në Facebook ka shkruar se së shpejti në Kosovë nuk do të ketë taksë për makinat elektrike.
Këto makina ai thotë se do të lirohen nga TVSH-ja dhe dogana.
“Kosova së shpejti zero taksa për makinat elektrike. Makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi. Javën e kaluar kemi filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana në mënyrë që t’i jepet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emetime”, ka shkruar Lluka, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se, “një rekomandim i tillë ka ardhur tek unë nga eksperti fushës së efiçiencës (Lulzim Syla), gjë të cilën e kam mirëpritur. Bashkëpunimi me ekspertë dhe organizata profesionale në politikat zhvillimore të vendit duhet të forcohet edhe më tutje. Institucionet që hapen karshi këshillave të tilla janë më të suksesshme, normalisht për ato politika ku përfitimi është i përgjithshëm”
Lluka ka shtuar se tashmë ka filluar iniciativa për vendosjen e një mbushësi (charger) për makina elektrike në Prishtinë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...