I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka.
Lidhur me temën e Telekomit të Kosovës, dhe punëtorëve të shumtë, Lluka deklaroi se në vitin 2011 ky institucion ka pasur diku rreth 1.100 punëtorë.
Sipas tij nga koha kur kanë filluar të bien të hyrat e Telekomit, ka filluar rritja e punëtorëve, duke u dyfishuar, shkruan rtv21.tv. Lluka deklaron se një gjë e tillë nuk ndodhë në asnjë vend të botës, e për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi se pse ka ndodhë ajo.
Lluka ka theksuar se përgjegjës kryesorë për këtë janë menaxhmenti i Telekomit, pasi ata kanë të drejtë të marrin çdo vendim si për punësimin ashtu edhe tjetër. Nëse ka ekzistuar presioni politik mbi punësimet, Lluka deklaron se menaxhmenti është dashur të japë dorëheqje, e të mos qëndrojë i ndikuar politikisht.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...