Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar se operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, tashmë kanë filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roaming-ut.
Lluka përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se duke filluar nga sot, nga Shqipëria mund të bëhen thirrje në Kosovë me 15 – 16 cent për minutë, dhe pa pa pasur nevojë të aktivizoni ndonjë pako paraprakisht.
Duke shtuar se thirrjet para datës 15 qershor kanë kushtuar jo më pak se 2.5 euro për minutë.
Theksojmë se, vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës kishte miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roaming-ut në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në Samitin e dytë Dixhital përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit.
Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Dixhital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të roamingut mes vendeve të Ballkanit që ishte kërkesë e Bashkimit Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist
Ancelotti flet për objektivat e Real Madridit këtë sezon dhe...
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...