Google ADS

Lladrovci e Jashari: Të jemi të bashkuar si Tuzi

10:07 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Më rastin e 21 vjetorit të rënies së familjes Jashari, nga Prekazi nipi i komandant Adem Jasharit ftoi institucionet që të jenë të bashkuar për Kosovën.

Ai tha se si UÇK-ja, të marrim shembull e të jemi të bashkuar për procese të rëndësishme.

Tani jemi me kryetarin Lladrovci si zakonisht kemi bërë homazhe bashkërisht në shenjë kujtimi se vetëm të bashkuar mund i arrijmë qëllimet tona si UÇK-ja. Uroj qe ne të jemi të bashkuar në proceset e Kosovës“, tha Jashari, raporton arbresh.info.

Homazhe bashkë më Bekimin bëri edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

Edhe Lladrovci përçoi mesazh nga varret e Jasharajve që të jemi të bashkuar si Tuzi.

Vetëm kështu mund të arrijmë diçka”, tha ai.
Çdo vit vijmë këtu për të ja kujtuar vetës mos të bëjmë gabime. I ftoj të gjithë shqiptarët që të jenë se bashku ashtu si Tuzi. Lavdi të gjithë dëshmorëve“.

Ndryshe nderime të shumta po bëhen më rastin e 21 vjetorit të rënie se Jasharajve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme