LIVE nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së ku pritet të zgjidhet Kryetari i ri i partisë

09:37 | 3 Gusht 2019
A. B.

Tashmë kanë filluar të mblidhen 355 delegatet e Lidhjes Demoktaritke të Kosovës për të zgjedhur Kryetarin e ri të LDK-së.

Konventa e 9 zgjedhore e kësaj partie pritet të filloj rreh orës 10:00. Në hotelin ku do të zhvillohet kjo konventë tashmë kanë filluar të mblidhen të deleguarit, raporton arbresh.info

Ndonëse sot pritet të zgjidhet udhëheqësi i partisë ende mbetet enigmë emri i kandidatëve për këtë post.

I pyetur nga arbresh.info, anëtari i Kryesisë, Xhevdet Sfarqa nuk ka dhënë emra të kandidatëve.

Ai ka thënë se do të mësohen më fillimin e konventës.

“Besojmë se ky proces do të vazhdoj normal pasi jemi përgatitur. Emrat e kandidatëve do të bëhen të ditur më fillimin e konventës. Ne jemi për një kandidat që është unifikues”.

Deri tash nuk është parë nese ka ardhur kryetari aktual Isa Mustafa, përderisa anëtarët tjerë të kryesisë tashmë kanë mbërritur.

Kujtojmë se deri tash emrat e mundshëm që janë përmendur për kandidat janë: Agim Veliu, Lutfi Haziri e Isa Mustafa. Arbresh.info do të ju mbaj live të informuar./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/516616362413415/?t=1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme