Google ADS

Lista Serbe rikujton gazetarët e rrëmbyer afër Rahovecit, kërkon ndriçimin e rastit

12:13 | 21 Gusht 2018
Arbresh.info

Mitrovicë, 21 gusht – Lista Serbe sot, me rastin e 20 vjetorit të rrëmbimit të gazetarëve Gjuro Sllavuj dhe Ranko Periniq afër Rahovecit kërkon që rastet e tilla të ndriçohen, ndërsa autorët e krimit të nxirren para drejtësisë, në mënyrë që të krijohet shansi që në marrëdhëniet shqiptaro-serbe të mbyllet kapitulli i konflikteve dhe urrejtjes.

Në komunikatën e Listës Serbe theksohet se heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të Prishtinës, siç i quan kjo parti institucionet e pushtetit të Republikës së Kosovës, pjesë e të cilave është edhe ajo, nuk do të shkurajojë që të rikujtojë pësimet e atyre njerëzve, që janë rrëmbyer vetëm pse kryenin punën e vet dhe vetëm pse ishin serbë.

“Rrënimi i pllakës përkujtimore që gazetarët e Kosovës e Metohisë e vendosin çdo vit në vendin e rrëmbimit, e të cilën persona të paidentifikuar e shkatërrojnë pareshtur çdo vit, fatkeqësisht na flet se në shoqërinë kosovare ende nuk është krijuar vetëdija se krimi ndaj serbëve nuk është i lejuar”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, e cila vazhdon të heshtë për krimet serbe të kryera ndaj dhjetëra mijë civilëve shqiptarë gjatë viteve të okupimit nga regjimi i Millosheviqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme