Lista Serbe dhe PSD-ja, shpëtimtarët e Haradinajt dhe të tjerëve

08:24 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Jetëgjatësia e udhëheqësve në ekzekutiv varet nga votat e PSD-së dhe Listës Serbe që mund të japin këto parti, të enjten e 31 janarit.

Të paktën kështu thonë njohësit e çështjeve të politikës në vend, derisa bëjnë të qarta kushtet e këtyre dy partive politike për të dhënë votën “pro” Projektligjit për buxhetin e vitit 2019.

Ndonëse janë partner të koalicionit, tashmë jemi mësuar që Lista Serbe të votojë ndonjë ligj të rëndësishëm në Kuvend vetëm pasi t’i plotësohen dëshirat e saj, ose pas kërkesës së Beogradit, thotë politologu Ramush Tahiri.

Ai për Arbresh.info, ka shtuar se ditën kur do të votohet ose jo ky ligj, do të dihet se kushtet e PSD-së apo të Listës Serbe janë plotësuar nga qeveria e Ramush Haradinaj.

 “Lista Serbe ka qëndrim ambivalent ndaj pjesëmarrjeve në institucione. Merr pjesë varësisht prej interesit të saj dhe kërkesës së Beogradit. Lista Serbe tash duhet t’i bëjë publike kushtet e saj për të votuar buxhetin. Buxhetin munden me votua edhe partitë e tjera opozitare në këtë rast PSD-ja, e cila i ka paraqitur disa kushte. Nuk ish-dashtë më pas biseda të fshehta ose pazare të fshehta aq më pak që tash i kemi dy kërkesa një është e PSD-së, me u tërhjek Ministri i Bujqësisë dhe nja nga Lista Serbe për me mbetë ministri. Mbetet të shihet se cilën do të përkrah Qeveria, me atë rast dihet edhe se cila do të ja bëjë votat”.

Tahiri shkon edhe më teje duke aluduar se në rast se nuk kalon Ligji për buxhet atë ditë, Qeveria nuk ka pse të vazhdoj më punën e saj. Ai thotë se atë ditë duhet të shpallen edhe zgjedhjet e parakohshme.

“Për mendimin tim qeveria, nuk duhet të mbahet me zor dhe me kushtëzime sepse është koalicion qeverisës, ai që duhet t’i ketë numrat e jo të varet nga partitë opozitare.  Për mendimin tim në rast se atë ditë nuk kalon Ligji për buxhetin, atëherë atë ditë duhet edhe të rrezohet Qeveria dhe duhet të zgjidhet një Qeveri e re. Zakonisht çdoherë kemi pas problem për buxhetin dhe miratimin, por çdoherë në momentin e fundit më disa pazare është arritur të miratohet”, ka përfunduara Tahiri.

Është për keqe ardhje që ky koalicion qeverisës nuk i ka numrat për të shtyrë ligjet përpara, por varet nga votat e Listës Serbe apo të ndonjë partie opozitare thotë analisti tjetër , Blerim Burjani.

Sipas tij tashmë po duket se kjo Qeveri nuk ka numra dhe më mirë është të lëshojë rrugën për një qeverisje të re.

“Po së pari, është shume keq që ky koalicion nuk i ka madje edha numrat e duhur për të aprovuar buxhetin. E kjo mund të qojë shtetin në kolaps dhe në zgjedhje. Së dyti, nuk është  dashur që të varet  nga votat serbe apo nga Lista Serbe. Së treti, nëse veç ka vështirësi të vazhdueshme të funksionimit normal të këtij koalicioni atëherë më mirë është me mendu për ta riformuluar një qeverisje tjetër. Pra, të pësoj ndryshime qeverisja  aktuale, të krijojë qëndrueshmëri normale funksionale, kjo kështu si është Lista Serbe mund të merret me kushtëzim për heqjen e taksës, themelimin e Asociacionit ose edhe kushte tjera”.

Tutje sipas Burjani, e keqja edhe më e madh është se kësaj qeverie po i ndihmon për të mbetur edhe në pushtet dhe për të çuar shtetin në kolaps PSD-ja.

 “E  keqja është se ky koalicion asnjëherë gati nuk i ka numrat për të kaluar ligjet, tash PSD pritet  që të përkrah pa ndalë, për të mbajt në pushtet një koalicion të paaftë për qeverisje me një kryeministër të dobët në cilindo aspekt sektorialë të politikave. që politiken  e shikon si pleqnim  e jo si zgjidhje. Nuk ka kapacitete kurrfarë për të zbatuar as politika zhvillimore  e as ekonomike, koha kryeministrave të tillë në botë ka kaluar para 300 vjetëve, ka njerëz që flasin që bëhet mirë, pa ditë qysh me ba mire asnjëherë”, ka përfunduar ai.

Projektligji për buxhetin e vitit 2019 është paralajmëruar nga kreu i legjislativit, Kadri Veseli, se do të shkojë para deputetëve për shqyrtim të dytë, në javën e tret të janarit. Kjo zvarritje sipas ekspertëve, po bëhet në mungesë të votave të mjaftueshme për miratim./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme