Kanë kaluar rreth 20 vite që nga lufta e fundit në Kosovë nga forcat serbe dhe ende nuk kanë filluar arrestimet e të dyshuarve që vranë civilë të pafajshëm e të pa armatosur.
Gjakova ishte ndër qytetet me të prekura nga bombardimet e ushtrisë serbë gjatë viteve 1998 dhe 1999.
Arbresh.info ka siguruar një dokument të lëshuar nga Qeveria së Republikës së Jugosllavisë gjatë vitit 1999 për shpalljen e gjendjes së luftës dhe garantimin e lirisë për lëvizje të lirë të popullatës në komunën e Gjakovës.
Dokumenti ishte lëshuar me datën 31.03.1999.
Por, edhe pse ky dokument u lëshua për të ofruar siguri për civilët shqiptarë, një ditë pas, me datën 01.prill të vitit 1999 forcat serbe të udhëhequr nga Millosh Gjoshan- komandant i Garnizonit kanë filluar të vrasin civil, të djegin shtëpi e të shkatërrojnë qytetin e Gjakovës. Vrasjet kryesisht janë kryer afër stacionit të autobusëve te familja Vejsa, Deda, Haxhija, Demjaha etj.
Arbresh.info ka arritur të siguroj edhe listën e emrave të të dyshuarve që kanë kryer krime lufte në Gjakovë e për të cilët janë dërguar Kallëzime penale në Prokurorinë Speciale.
Kjo është lista e 21 kriminelëve serbë që kanë kryer masakra gjatë luftës në zonën e Gjakovës:
Kolonel Millosh Gjoshan- Komandant i Garnizonit
Major Vintar Zdravko- shef i Policise serbe në Gjakovë
Zvendës komandant Millan Sharenac- ish kryetar i K.R Kuvendit komunal
Dragan Isailoviq- evendes komandant i policisë serbe në Gjakovë
Dr.Sava Stanojeviq- Drejtor i dhunshëm i spitalit
Ljubisha Matanoviq
Radan Rakoviq
Zoran Gjikiq
Rarok Perkoviq
Mirko Toshkoviq
Preduag Andriq
Aleksander Radoviq- ACA
Marko Popoviq
Rasha Vukoviq
Slavko Petroviq
Sonja Camoviq
Velko Bonginoviq- Major i policisë serbe
Sllobodan Kovaqeviq- Slloba- Ndihmës Oficer
Sava Dallasheviq
Peter Gjikiq
/arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...